Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu bëri thirrje për ndryshim regjimi në Teheran të shtunën në mëngjes në deklaratën e tij të parë me video në lidhje me sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit.
Netanyahu u bëri thirrje “të gjitha pjesëve të popullit iranian” të “hidhnin poshtë zgjedhën e tiranisë dhe të sjellin një Iran të lirë dhe paqësor”.
Deklarata e plotë:
Vëllezërit dhe motrat e mia, qytetarë të Izraelit, pak kohë më parë, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën një operacion për të hequr kërcënimin ekzistencial që paraqet regjimi terrorist në Iran.
Falënderoj mikun tonë të madh, Presidentin Donald Trump, për udhëheqjen e tij historike. Për 47 vjet, regjimi i Ajatollahëve ka bërtitur ‘Vdekje Izraelit’, ‘Vdekje Amerikës’.
Ka derdhur gjakun tonë, ka vrarë shumë amerikanë dhe ka masakruar popullin e vet. Ky regjim terrorist vrasës nuk duhet të jetë i armatosur me armë bërthamore që do ta lejonin atë të kërcënonte të gjithë njerëzimin. Veprimi ynë i përbashkët do të krijojë kushtet që populli i guximshëm iranian të marrë fatin e tij në duart e veta.
Ka ardhur koha që të gjitha segmentet e popullit iranian – persianët, kurdët, azerët, balukët dhe ahvazët – të hedhin poshtë zgjedhën e tiranisë dhe të sjellin një Iran të lirë dhe paqësor.
Ju bëj thirrje juve, qytetarëve të Izraelit, të dëgjoni udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm. Në ditët në vijim, në Operacionin ‘The Roar of the Lion’, të gjithëve do t’u kërkohet të kemi qëndrueshmëri dhe guxim.
Së bashku do të qëndrojmë, së bashku do të luftojmë dhe së bashku do të sigurojmë përjetësinë e Izraelit.