back to top
Saturday, February 28, 2026
BallinaLajmeNetanyahu: Ka shumë tregues që udhëheqësi suprem i Iranit ka “vdekur”

Netanyahu: Ka shumë tregues që udhëheqësi suprem i Iranit ka “vdekur”

Të ngjajshme

Sulmi ndaj vilës së Hoxhës, Berisha: Agjentë të infiltruar thanë se aty banon Rama

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në mbyllje të protestës...

Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka vdekur

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka publikuar një mesazh të...

Inter fiton ndaj Genoas dhe forcon kreun në Serie A

Inter arriti një fitore të qetë me rezultatin 2-0...

Interi lë pas krahëve humbjen nga Bodo/Glimt, e mposht Genoan

Interi vazhdon dominimin e tyre në Serie A. Ata mposhtën...

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, po flet në një konferencë për sulmin ndaj rezidencës së udhëheqësit suprem të Iranit, ajatollah Ali Khamenei.

Ka tregues gjithnjë e më të mëdhenj se “ky diktator” ka “vdekur”, thotë Netanyahu.

Kryeministri izraelit u bëri thirrje qytetarëve të Izraelit t’i ndjekin këshillat e sigurisë nga Komanda e Frontit të Brendshëm të vendit, pas sugjerimit se operacioni kundër Iranit do të vazhdojë “sa të jetë e nevojshme”.

Ai gjithashtu u bëri thirrje iranianëve që “të dalin në rrugë sa më shumë” për ta rrëzuar regjimin

Netanyahu iu drejtua popullit iranian, duke thënë se sulmet do t’u ndihmojnë atyre të “çlirohen nga tirania”.

Ai shtoi se ata e kanë “një mundësi që vjen një herë në një brez” për të rrëzuar regjimin iranian.

“Është koha e duhur që të bashkoheni për një mision historik”, shtoi ai./REL/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz