Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të bllokohet rruga nga Prishtina Mall – deri në Veternik dhe anasjelltas, nga ora 09:00 deri në 11:00.
Në njoftimin e Policisë, po ashtu bëhet e ditur se arsyeja për këtë, është organizimi i garës ndërkombëtare të vrapimit ”Kosova në Lëvizje’’, nga Federata Atletike e Kosovës.
Postimi:
Njoftim për bllokim rruge
Prishtinë, më 21 mars 2026
Federata Atletike e Kosovës (FAK), ka planifikuar organizimin e garës ndërkombëtare të vrapimit rrugor “Kosova në Lëvizje”, e cila parashihet të mbahet nesër me 22.03.2026.
Duke u bazuar në procedurat e parapara FAK-u ka marrë pëlqimin e Ministrisë së Infrastrukturës, që gara të zhvillohet në segmentin e rrugës nacionale N2 (Prishtina Mall – Veternik – QMI) nga ora 09:00 deri në 11:00.
Policia e Kosovës duke asistuar FAK-un, do të bëjë bllokimin e rrugës nga Prishtina Mall – deri në Veternik dhe anasjelltas, nesër datë 22 mars 2026 nga ora 09:00 deri në 11:00.
Andaj, Policia duke kërkuar mirëkuptim lut pjesëmarrësit në trafik, që në periudhën e lartcekur, të shmangin këtë segment rrugor dhe të përdorin rrugë alternative.