Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në departamentin e Krimeve të Rënda nesër në ora 9:00 do të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin “Banjska”.
Të akuzuar për këtë rast janë Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, transmeton IndeksOnline.
Ata përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjska të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës rezultoi me vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.
Të hënë trupi gjykues ka dëgjuar dëshminë e dëshmitarit anonim “A2”.
Dëshmia e tij është bërë pa praninë e publikut. /IndeksOnline/