Gjatë ditës së nesërme shënohet 28 vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
E për nder të 28 vjetorit, në vendin tonë pritet të zhvillohet disa aktivitete.
Në ora 09:00 do të mbahet mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ndërsa në ora 10:00 do të zhvillohen seanca solemne në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe në kuvendet komunale.
Në mesditë, në ora 12:00, do të bëhet rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Ndërsa në ora 14:30 do të organizohet gara mbarëkombëtare e volejbollit për femra “Adem Jashari” në Skënderaj./Indeksonline/