Nesër nisin punimet për heqjen e barrikadës mbi urën e Ibrit
Punimet për revitalizimin e urës së Ibrit në Mitrovicë, do të nisin nesër në orën 10.
Këtë e kanë vërtetuar edhe menaxheri i projektit në kompaninë “Sintek-K-ing”, e zgjedhur për ta larguar pengesën, Bujar Zeqiri, i cili sot kishte filluar përgatitjet për punë.
Përfaqësues të kësaj kompanie, në një pjesë jugore të saj, janë takuar me kryetarin e komunës, Agim Bahtiri, me ç’rast kanë biseduar për realizimin e këtij projekti, thuhet në një njoftim të Komunës së Mitrovicës.

Lexo edheDemarkacioni mund të shkaktojë trazira (Video)
Zeqiri, tha se punët do të nisin të dielën, më 14 gusht, në ora 10:00, dhe se bashkëpunimi midis komunave dhe punëkryesit është i domosdoshëm, sepse punët mund të kryhen shumë më lehtë e më mirë nëse komunat ofrojnë mbështetjen e tyre.
Fillimet punimeve për revitalizimin e kësaj ure, i ka bërë publike dy ditë më herët edhe vet kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.














