Nesër nënshkruhet marrëveshja për disa projekte në Skenderaj
03

Lexo edheLushtaku mendon të kthehet në krye të Skenderajit: Nuk e lë kandidaturën për Bekim Jasharin

Nesër, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim kryetarët e komunave: Skenderaj, Deçan, Istog dhe Viti, me të cilët do të nënshkruajë Memorandume të Bashkëpunimit për realizimin e disa projekteve mjedisore të cilat financohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Përmes nënshkrimit të këtyre memorandumeve të bashkëpunimit MMPH investon këtë vit në fushën e mjedisit në këto komuna projekte ne vlerë rreth 3 milion euro.
Ceremonia e nënshkrimit të këtyre memorandumeve do të mbahet nesër, duke filluar nga ora 13:00, në kabinetin e Ministrit Matoshi, ish objekti Rilindja, kati 17.

Lexo edheLushtaku mendon të kthehet në krye të Skenderajit: Nuk e lë kandidaturën për Bekim Jasharin