BallinaLajmeNesër në orën 16:00, Osmani i dorëzon detyrën Haxhiut – vendi ende...

Nesër në orën 16:00, Osmani i dorëzon detyrën Haxhiut – vendi ende pa president

Të ngjajshme

Tentoi t’i japë ryshfet policit në Bërnjak, arrestohet shtetasi i Serbisë

Një person është arrestuar sot në Pikë Kalimin Kufitar...

Bayern Munich i gatshëm t’i ofrojë kontratë të re 40-vjeëarit Neuer

Manuel Neuer vazhdon të jetë një nga portierët më...

Mërgimtari që fyeu rëndë Haradinajn, militant i Kurtit, pritej nga Atiqi në zyrë

Daut Hetemi, mërgimtari që e ofendoi rëndë Ramush Haradinaj,...

“Emrin ma vuri gjyshi”/ Rita kujton personin e çmuar të saj

Ndër muaj, Rita Ora ka publikuar disa episode të...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të dorëzojë nesër detyrën e saj, pasi i përfundon mandati në krye të shtetit.

Sipas agjendës zyrtare, në orën 16:00 do të zhvillohet ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës, ku Osmani do t’ia kalojë përgjegjësitë Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu. Ky akt do të mbahet në Kabinetin e Presidentes, transmeton lajmi.net.

Ky zhvillim vjen në një situatë kur Kuvendi i Kosovës ende nuk ka arritur të zgjedhë presidentin e ri të vendit. Për pasojë, ushtrimi i detyrës së presidentit pritet të kalojë përkohësisht te kryetarja e Kuvendit, sipas përcaktimeve kushtetuese.

Përfundimi i mandatit të Osmanit dhe mungesa e një presidenti të ri hap një fazë të përkohshme institucionale, deri në zgjedhjen e kreut të ri të shtetit./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz