Gjatë ditës së nesërme do të mbahet një grevë prej dy orësh nga mësuesit, kështu paralajmëron kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jashari, transmeton Drenica Press.
Jashari tha se greva do të mbahet në dy orët e para të mësimit në ndërrimin e paraditës dhe dy orët e para të ndërrimit të pasditës në gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë.
Sipas Jasharit arsye grevës është se ende Qeveria e Kosovës nuk ka lëvizur për të njohur kontributin e mësimdhënësve për vitet e 90, ku mësuesit punuan pa paga./DRENICA PRESS/