BallinaNesër fillon ngjarja më e madhe kulturore në Skenderaj

Nesër fillon ngjarja më e madhe kulturore në Skenderaj

Ky është viti i 11 që qyteti i Skenderajt mirëpret të gjithë rapsodët më të mirë shqiptar në festivalin madhështor për rapsod “Rapsodia Shqiptare”.
Më 26, 27 dhe 28 Nëntor 2015 do të mbahet Edicioni i 11-të i Festivalit Folklorik Gjithëkomëtar “Rapsodia Shqiptare”.
Në lidhje me përgatitjet dhe pjesmarrjen e rapsodëve në këtë festival, drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport Hajriz Koci për portalin Drenica Press u shpreh” Padyshim që festivali “Rapsodia Shqiptare” që mbahet në Skenderaj është festivali më i madh për rapsodinë në trojet shiptare. Për këtë vit në festival do të marrin pjesë mbi 30 grupe rapsodësh nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshrvës dhe Diaspora”.
Në këtë festival do të marrin pjesë emrat më të njohur të këtij zhanri të muzikes sonë tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare.
Festivali organizohet nga Komuna e Skenderajt-Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në kuadër të shënimit të Ditës së Flamurit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Daljes së Parë Publike të UÇK-së/drenicapress/
- Advertisement -