Jose Mourinho thotë se nëna e Paul Pogbas dëshiron që ndeshja Manchester United – Saint-Etienne të kryhet barazim
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, thotë se Paul Pogba është duke pritur me padurim përballjen me vëllain e tij, Florentin Pogba. Sipas portugezit, kjo ndeshje është problem për nënën e lojtarëve, por në fund të fundit, njëri do të shkojë te shpija.
“Situata të tilla vetëm për nënën janë problem, pasi lojtarët besoj se janë tejet të ngazëllyer që do të përballen me njëri tjetrin”, tha Mou.
“E di që nëna e Pogbas dëshiron barazim, por javën e ardhshme njëri djalë do të jetë i lumtur, tjetri i zemëruar”, shtoi ai.
“Paul është i ngazëllyer, besoj që edhe Florentini gjithashtu, kjo është diçka e mirë”, përfundoi Mou. /Express/