back to top
Thursday, February 19, 2026
BallinaLajmeNesër bëhet shpallja e aktgjykimit për Endrit Nika, i cili akuzohet për...

Nesër bëhet shpallja e aktgjykimit për Endrit Nika, i cili akuzohet për vrasjen e shtetases argjentinase

Të ngjajshme

Vdes zyrtari i njohur i LDK-së

Ka ndërruar jetë Naim Krasniqi, aktivist i shquar i...

Heshtje në ”Fadil Vokrri”, Celje në epërsi ndaj Dritës (VIDEO)

Është shënuar goli i parë në stadimun ”Fadil Vokrri”,...

Nesër mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, ende nuk dihet agjenda

Qeveria e Kosovës do të mbajë nesër (20 shkurt...

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë Wi-Fi-n

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se...

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të hënën u dha fjala përfundimtare në gjykimin ndaj Endrit Nikës, i cili po akuzohet për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023.

Ndërsa gjatë ditës së nesërme duke filluar nga ora 09:30 pritet të bëhet shpallja e akgjykimit .

Në seancën e 28 majit 2025, i akuzuari u deklarua i pafajshëm.

Sipas aktakuzës së ngritur më 11 shkurt 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Endrit Nika akuzohet se më 1 gusht 2023 në një hotel në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshje paraprake me të dashurën e tij- tani të ndjerën M.K-U., të cilën paraprakisht e godet në vazhdimësi dhe tenton ta shkelë me veturë tek parkingu jashtë hotelit, dhe pasi që hyjnë në hotel- në dhomën ku ishin duke qëndruar, i pandehuri Nika me dashje që ta privojë nga jeta tani të ndjerën M.K-U ka vazhduar përleshjen dhe goditjet ndaj të dëmtuarës, duke e dërguar në qoshe të dhomës nga ku nuk ka pasur mundësi të largohet dhe nga goditjet dhe shtyrjet që i ka bërë tani të ndjerës M. K-U., e ka nxjerrë kornizën e dritares duke e hedhur të ndjerën nga dritarja e dhomës së hotelit nga kati i gjashtë.

Me ç’rast, tani e ndjera si pasojë e lëndimeve edhe përkundër trajtimit mjekësor ka ndërruar jetë në QKUK.

Me këtë, i akuzuari Endrit Nika akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1, pika 1.3 të Kodit Penal./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz