Alvaro Morata mund të rikthehet në Juventus.
Sulmuesi është i pakënaqur me vendimin e trajnerit Zinedine Zidane që Karim Benzema të jetë titullar para tij në formacionin e Los Blancos. Andaj, ai do të largohet nga klubi nëse Zidane mbetet trajner edhe pas këtij sezoni.
Kurse, “Corriere dello Sport”, shkruan se Juventus ka shprehur interesim për rikthimin e tij në Torino, përcjell “lajmi.net”.
Morata shkëlqeu gjatë aventurës së tij në Juventus para rikthimit në Madrid në verën e vitit të kaluar.
Ai spekulohet se kërkohet edhe nga Chelsea e Arsenal.
