back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeNëse PDK ia ofron Fatmir Limajt postin e kryeministrit, a do të...

Nëse PDK ia ofron Fatmir Limajt postin e kryeministrit, a do të ketë koalicion parazgjedhor mes dy partive?

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Zyrtari i lartë i NISMA-s Socialdemokrate, Skender Reçica, në një intervistë për Gazeta Blic, ka thënë se deri më tani nuk është marrë asnjë vendim për ndonjë koalicion parazgjedhor me ndonjë subjekt politik.

Ai u shpreh se vullneti i anëtarësisë së partisë është që të shkohet vetëm në këto zgjedhje, por që la të hapur mundësinë që ditëve apo javëve në vazhdim të vendoset për një gjë të tillë.

“Puna që ne jemi duke e bërë me partinë, po na bënë të qartë që ne jemi vetëm për zgjedhje. Ajo cfarë ne mund të themi është që është vullneti i gjithë partisë që të shkojmë vetëm në zgjedhje dhe mos të bëjmë koalicion me asnjë parti politike para zgjedhjeve. Po them sërish që ende skemi marrë vendim por besoj që do shkojmë vetëm”

Reçica ka bërë të ditur se që nga momenti kur Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, shumë parti politike kanë diskutuar me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, që të shkojnë të bashkuar në zgjedhjet e parakohshme.

Mirëpo, ai nuk ka dashur të flas me emra se cilat janë këto parti.

“Prej momentit kur ka dhënë dorëheqje kryeministri, kryetari Limaj ka pasur kontakte me kërkesë të partive tjera që të shkojmë së bashku në zgjedhje të parakohshme. Tani për tani vullneti është që të shkojmë vetëm”.

I pyetur se nëse PDK ia ofron postin e kryeministrit Fatmir Limajt, a mund të ketë koalicion parazgjedhor mes PDK-së dhe NISMA-s, Reçica është shprehur se asgjë nuk ka konkrete dhe se për këtë do të vendosin organet e partisë.

Ai ka shtuar se Nisma ka dhënë shembuj të mirë në të kaluerën që në momentin kur kanë partneritet me ndonjë parti politike, atëherë ata i shkojnë deri në fund këtij partneriteti.

“Mendoj që ka ardhur koha që Nisma të krijojë një partneritet të ri në Kosovë. Kur ne vendosim partneritet me ndonjë subjekt të ri politik, ne i shkojmë deri në fund. Nëse bëhet ndonjë ofertë e tillë ne do të shohim e do të vendosim, por po e ripsëriti atë që e thash deri më tani ska asnjë vendim dhe mendoj që do të shkojmë vetëm në zgjedhje”, ka thënë ministri Reçica.

Të Fundit

Sport

ShowBiz