back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaJetëNëse mendoni se 120/80 është shtypja normale e gjakut, mund ta keni...

Nëse mendoni se 120/80 është shtypja normale e gjakut, mund ta keni gabim…

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Numrat e lartë të shtypjes së gjakut quhen sistolik, ndërsa të poshtmit quhen diastolik. Është e rëndësishme të dini kuptimin e tyre sepse kjo mund t’ua shpëtojë jetën.

Shtypja sistolike e gjakut është forca që aplikon shtypje në enët e gjakut kur zemra rrahë dhe dërgon gjak përmes artereve. Në anën tjetër, shtypja diastolike e gjakut është shtypja në artere kur zemra pushon mes rrahjeve.

Shumica e ekspertëve thonë se shtypja normale sistolike e gjakut është nën 120, përderisa ajo distolike është më e vogël se 80. Sidoqoftë, disa ekspertë nuk pajtohen me këtë.

Sipas tyre, hipertensioni, apo shtypja e lartë e gjakut, e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sulmeve në zemër dhe arteriosklerozës. Kjo mund të ndodh për shkak të disa faktorëve:

– Moshës

– Mbipeshës

– Stresit

– Stilit të çrregulluar të jetës

– Për shkak të përdorimit të tepërt të alkoolit dhe drogës

– Për shkak të diabetit etj.

Sipas këtyre ekspertëve, shtypja normale e gjakut është 140/90 dhe ilaçet duhet të merren vetëm atëherë kur shtypja e gjakut është 150/90 ose më e lartë.

Vlen të ceket se kjo nuk vlen për personat në moshë apo për ata që vuajnë nga diabeti. Preferohet të bëni ushtrime të rregullta fizike dhe, nëse jeni mbipeshë, t’i hiqni kilogramët e tepërt. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz