BallinaJetëNëse keni këto shenja tek thonjtë, urgjent tek mjeku

Nëse keni këto shenja tek thonjtë, urgjent tek mjeku

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Duart janë një pjesë e rëndësishme e trupit tonë ndaj është e rëndësishme që të tregohet kujdesi i duhur ndaj tyre, pasi ka disa sinjale që tregojnë anomali të caktuara.

Më poshtë gjeni disa prej tyre dhe kuptimet që kanë:

Pse janë delikatë- Shpesh thonjtë thyhen me një lehtësi të madhe dhe është e rëndësishme që ky problem të trajtohet, nëse thonjtë janë të butë, ndoshta është pasojë e një diete drastike apo prej ilaçeve të tepërta që keni marrë. Kjo gjë mund të fshehë mungesë vitaminash A, B6, E, kripëra minerale, hekur, zink dhe selen.

Kur bëhen të verdhë- Ndodh që thonjtë të marrin një si ngjyrë të verdhë. Në rast se ju ndodh diçka e tillë, mund të keni probleme me frymëmarrjen, bronkit etj.

Çfarë janë njollat e bardha- Njollat e bardha në thonj, janë mikrotrauma që zhduken vetë. Por në rast se janë të pranishme në të gjithë thonjtë mund të sinjalizojnë probleme të lëkurës si psoriazë ose dermatit.

Çfarë janë vizat si të çara në thonj- Vizat shfaqen prej një procesi natyral plakjeje, shkruan noa.al. Por kur këto viza përhapen në të gjithë thonjtë, mund të jetë simptomë anemie.

Çfarë ndodh nëse thonjtë futen në mish- Thonjtë, sidomos ata të këmbëve futen në mish duke shkaktuar dhimbje dhe infeksione serioze. Zakonisht ndodh për shkak të formës së këmbës, obezitetit ose këpucëve të ngushta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz