Rezultatet e studimeve të reja shkencore kanë treguar se shtesat e vitaminës D në muajt e dimrit mund t’ju shpëtojnë nga ftohja dhe gripi. Studimi, i publikuar në “British Medical Journal”, tregon se duke marrë shtesa të vitaminës D mund të kemi më shumë përfitime se sa kemi menduar më parë, thuhet në revistën britanike “Metro”.
Tashmë dihet se vitamina D është e rëndësishme për eshtra dhe muskuj të shëndoshë, por studiuesit tani publikuan se suplementët e “vitaminës së diellit” mund të na mbrojnë nga infeksionet respiratore akute – ftohjet, gripi dhe pneumonia. Përfundimet i publikuan në bazë të studimit, i cili përfshinë të dhënat e 11.321 njerëzve dhe 25 testeve të veçanta.
Ekipi gjeti se 33 nga ata të cilat së bashku me një ushqim të pasur me këtë vitaminë morën edhe sasi shtesë të vitaminës D, njëri me siguri do të shmangë infeksionin. Edhe pse nuk duket spektakulare, në fakt është më efikas se vaksinimi kundër gripit, thotë një nga studiuesit, profesor Adrian Martino.
Ndërsa nga agjencia e Ministrisë së Shëndetësisë britanike thonë se këto të dhëna nuk janë përfundimtare, megjithatë, rekomandojë marrjen e shtesave gjatë vjeshtës dhe dimrit, ndërsa ata që nuk janë të ekspozuar mjaftueshme ndaj diellit, gjatë gjithë vitit.

