Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është e ftuar në “Pressing” të T7.
Ajo ka folur për statuset e saj rreth Ramush Haradinajt, ku e kishte quajtur edhe “pis”.
Gërvalla tha se ato i ka thënë për shkak të votimit të Demarkacionit.
Por ajo u pyet që se pse nuk e ka quajtur njëjtë edhe Vjosa Osmanin meqë e ka votuar Demarkacionin.
Ajo foli që si ministre aktuale s’ka përgjegjësi për Demarkacionin.
“Mua më së paku mund të më akuzoni për Demarkacionin”, tha Gërvalla.
Tutje u pyet edhe për tokat dhënë Manastirit të Deçanit.
“Vetëm e kemi respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Gërvalla.
Emisionin e plotë mund ta ndiqni KËTU: