BallinaJetëNëse fëmija juaj kërcet dhëmbët në gjumë, shtoni në dietën e tij...

Nëse fëmija juaj kërcet dhëmbët në gjumë, shtoni në dietën e tij këto ushqime

Shtrëngimi i dhëmbëve në mënyrë pavullnetshme gjatë gjumit ose bruksizmi është një dukuri mjaft e përhapur tek të gjitha moshat, sidomos te fëmijët.

Shkaqet e tij janë ende të panjohura, por sipas mjekëve ndër burimet e mundshme mund të jenë astma, infeksionet e sipërme të rrugëve të frymëmarrjes, infeksionet e bajameve, mishi i huaj në hundë apo çrregullimet e ankthit.

Fëmijët që kanë probleme me bruksizmin kanë dhëmbë të shtrembër, të thyer, deformim të nofullës, dhimbje koke etj.

Ndryshoni regjimin ushqimor dhe të konsumoni tre përbërësit e mëposhtëm:

Shtoni konsumin e Vitaminës C

Vitamina C luan një rol të rëndësishëm në mirëfunksionimin e gjëndrave mbiveshkore, të cilat kontrollojnë nivelin e stresit në organizëm. Ky i fundit është një ndër shkaktarët kryesorë të bruksismit. Për këtë arsye duhet të shtoni në regjimin tuaj sa më shumë ushqime që përmbajnë vitaminë C si për shembull agrume, luleshtrydhe, lakër, speca të kuq dhe jeshilë etj.

Magnezi

Magnezi është një ndër mineralet më të rëndësishme që i nevojitet trupit të njeriut, mungesa e tij mund të bëhet shkak për shfaqjen e shumë problematikave shëndetësore, mes të cilave edhe bruksizmi.

Sipas mjekëve nutricionistë një fëmijë duhet të marrë 200 mg magnez në ditë, kur një i rritur 400 mg. Burimet ushqimore më të pasura me magnez janë: spinaqi, fasulet e kuqe, avokado, bananet dhe farat e kungullit.

Vitamina B

Krahas vitaminës C, edhe kompleksi i vitaminës B luan një rol të rëndësishëm në trajtimin e bruksizmit. Ju mund t’i merrni këto vitamina tek buka integrale, mëlçia e viçit, peshku, spinaqi, thjerrëzat, bizelet, drithërat, luleshtrydhja dhe majaja e birrës.