”Nëse e them çfarë mendoj për ata, pezullohem…”, futbollisti izraelit i nervozuar me irlandezët!
dp

Lexo edheDeklarata skandaloze e Faruk Statovcit për lojtarët kosovarë që luajnë në Ukrainë: Atyre u kërcet bom**!

Futbollisti i kombëtares së Izraelit, Manor Solomon, ka reaguar ashpër pas ndeshjes ndaj Irlandës, duke kritikuar deklaratat dhe sjelljen e lojtarëve irlandezë gjatë takimit.
“Lojtarët irlandezë thanë gjëra qesharake ndaj nesh gjatë ndeshjes. Nëse them atë që mendoj për ta, ndoshta do të pezullohem për disa ndeshje”, është cituar të ketë thënë Solomon pas sfidës.
Ai vijoi duke thënë se mes dy palëve ekziston një përplasje e fortë dhe se pret me interes takimin e ardhshëm.
“Ne kemi një vend dhjetë herë më të mirë se i tyre, dhjetë herë më të fortë. Kemi një vend të jashtëzakonshëm me njerëz të mrekullueshëm. Jemi krenarë të veshim fanellën e kombëtares së Izraelit, krenarë që jemi izraelitë. Jemi krenarë për vendin tonë dhe krenarë për ushtarët tanë”, tha ai.

Lexo edheDeklarata skandaloze e Faruk Statovcit për lojtarët kosovarë që luajnë në Ukrainë: Atyre u kërcet bom**!
Solomon shtoi se, pavarësisht tensioneve, ai dhe kombëtarja izraelite do të vazhdojnë të shprehin publikisht lidhjen e tyre me vendin.
“Ata mund të bëjnë sa shfaqje të duan dhe të përdorin sa truke të duan; ne jemi izraelitë, e duam vendin tonë dhe kështu do të jetë gjithmonë”, deklaroi futbollisti./Indeksonline/