back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaJetëNëse e keni këtë grup të gjakut nuk jeni të rrezikuar nga...

Nëse e keni këtë grup të gjakut nuk jeni të rrezikuar nga sulmi në zemër

Të ngjajshme

Kos: Serbia bëri hap serioz prapa në rrugën drejt BE-së

Komisionerja evropiane për Zgjerimin Marta Kos, ka thënë se...

​Policia sekuestron armë, municion dhe mjete të tjera ilegale në veri

Policia e Kosovës, përkatësisht drejtoria rajonale e Policisë në...

Personat me grup të gjakut “0” kanë më pak gjasa të pësojnë sulm në zemër dhe në trup krahasuar me grupet e tjera të gjakut, transmeton AA.

Sipas një lajmi në BBC, në kongresin e Shoqërisë Evropiane të Kardiologjisë, shkencëtarët kanë shpalosur rezultatet e një hulumtimi në të cilin kanë marrë pjesë 1,3 milion pjesëmarrës, ku kanë gjetur se gjasat për probleme koronare dhe kardiovaskualare janë nëntë për qind më të ulëta te personat me grup të gjakut “0” në krahasim me grupet e tjera të gjakut.

Shkencëtarët kanë theksuar se te personat me grup të gjakut “A”, “B” dhe “AB” një proteinë që mundëson mpiksjen e gjakut gjendet në nivele më të larta dhe kjo mund të jetë faktor që rrit rrezikun për sulm në zemër.

Në një studim të mëhershëm, ishte thënë se personat me grupin e rrallë të gjakut “AB” janë grupi më i pambrojtur për sa i përket sulmit në zemër.

Të Fundit

Sport

ShowBiz