back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeNëse e keni kaluar koronavirusin, lexojeni patjetër këtë shkrim

Nëse e keni kaluar koronavirusin, lexojeni patjetër këtë shkrim

Të ngjajshme

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të sivjetme do të...

Offset thyen heshtjen për divorcin me Cardi B

Offset më në fund ka folur hapur për divorcin...

Ministri i Jashtëm i Francës: Shteti palestinez është zgjidhja e vetme për paqen

Ministri i Jashtëm në largim i Francës, Jean-Noel Barrot...

Mot me diell këtë fundjavë, temperatura deri në 30 gradë

Mot më i nxehtë po parashihet në ditët e...

Zyrtarisht nis fushata elektorale për zgjedhjet lokale

Zyrtarisht në orën 00:00 ka nisur fushata zgjedhore për...

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi.

Nëse jeni shëruar nga COVID-19, mund të mos keni nevojë të hyni në karantinë ose të testoheni sërish deri në tre muaj, sipas udhëzimeve të fundit të Qendrës së Kontrollit dhe Sëmundjeve Infektive të SHBA-së.

Në lidhje me kush duhet të karantinohet, udhëzimet thonë se “njerëzit që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, nuk kanë nevojë të karantinohen ose të testohen sërish brenda tre muajve, për aq kohë sa ata nuk shfaqin përsëri simptoma”.

“Njerëzit që shfaqin sërish simptoma pas tre muajve nga periudha e tyre e parë e COVID-19, sërish do të duhet të testohen nëse nuk kanë ndonjë shkak tjetër të identifikuar për simptomat e tyre”, shkruan më tutje në udhëzim, transmeton Telegrafi.

Një zëdhënës i CDC-it konfirmoi për CNN-in se një faqe në internet e agjencisë ” u përditësua së fundi me informacionet e reja gjatë javës së kaluar”.

Hulumtimet paraprake kanë sugjeruar se njerëzit që ishin infektuar më parë me coronavirus, rreziku për ri-infektim mund të jetë më e ulët në tre muajt e ardhshëm pas infektimit të tyre fillestar – por që imuniteti natyror ndaj virusit mund të fillojë të bie brenda disa muajve pasi që antitrupat mund të veniten me kalimin e kohës.

Ndryshe, kujtojmë se antitrupat janë proteinat që trupi i bën për të luftuar infeksionin që ka marrë mijëra jetë njerëzish.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz