Nëse doni flokë të butë e lëkurë të pastër pa puçrra, ndërroni këllëfët e jastëkut; Pambuku nuk është materiali më i mirë

“Gjumi i bukurisë” Kur mezi ju zë gjumi natën, kjo tingëllon më shumë si një përrallë se sa një realitet i arritshëm. E aq më tepër kur ngrihesh në mëngjes e sheh rrathë të zinj nën sy, flokë të elektrizuar e ndonjë puçërr të shfaqur nga hiçi! Na vjen keq t’ju themi po asgjë nga këto që shkruajtëm nuk lidhet me gjumin e bukurisë, por me rutinën tuaj të gabuar! Privimi nga orët e plota të gjumit ju jep fryrje sysh, fjetja me grim ndonjë puçërr e materiali i gabuar i këllëfit duket se dëmton flokët. Të paktën në këtë përfundim dolën ekspertët e Good Housekeeping Institute Textile Lab.
Me pak fjalë, ndërrimi i këllëfit të jastëkut mund t’i bëjë flokët tuaja të buta si mëndafsh. E materiali nuk kishte sesi të ishte tjetër, veçse mëndafsh.
Studimet tregojnë se fërkimi , fjetja me fytyrë në jastën përshpejton shfaqjen e rrudhave në lëkurë, por një sipërfaqe e butë mund ta zvogëlojë atë efekt në kohë afat të gjate. Një “sipërfaqe e lëmuar” do të thotë me pak fërkime, më pak tërheqje në lëkurë sesa me një jastëk tradicionale pambuku.

A i mban jastëku i mëndafshit flokët e shëndetshme…

Lexo edheKeni flokë të hollë dhe të dëmtuar? Parukjerët tregojnë një sekret që mund ta bëni në shtëpi
Në disa mënyra, po. Ky material ndihmon në mbajtjen e flokëve të drejtë pa koklavitje e të butë. Pambuku është më poroz se mëndafshi, kështu që ky material thith lagështi nga flokët tuaj, ndërsa mëndafshi i lë ata të butë ! Fibrat e mëndafshit janë në thelb rregulluese të temperaturës e këti të fundit nuk përthithithin aq shumë lagështi si pambuku.
Cilësia e lartë e këtij materiali do të parandalojë këputjen dhe elektrizimin e flokëve, por megjithatë nuk duhet t’ia lini gjithçka në dorë këllëfit të jastëkut. Një rutinë kujdesi e strukturuar së bashku me mëndafshin, atëherë po do të bëjnë mrekulli. Living














