Nënshkruhet marrëveshja për punësim në Kosovë
Sot do të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes mes Zyrës së Koordinatores për Zhvillim të OKB-së dhe Odës Ekonomike të Kosovës.
Ky takim i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Zyrës së Koordinatores për Zhvillim të OKB-së (UNDCO), qëllimi i së cilës është nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit mes të dyja institucioneve.
Qëllimi i këtij Memorandumi është të sigurojë një kuadër bashkëpunimi dhe të lehtësojë dhe forcojë bashkëpunimin midis Palëve, në mënyrë jo ekskluzive, në fushat me interes të përbashkët.
Lexo edheShi e breshër nga sot në vendin tonë
Bashkëpunimi synohet përmes programeve të bashkëpunimit midis Palëve për zbatimin e nismave që rrisin aftësitë për punësim të fuqisë punëtore në Kosovë, veçanërisht për gratë dhe të rinjtë, rrisin produktivitetin e bizneseve të gjelbra dhe kontribuojnë në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm brenda Axhendës 2030.
Qëllimi i përgjithshëm i këtij bashkëpunimi është që UNDCO të mbështes rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse në Kosovë, mbështetjen e ndërmarrësisë së grave në nivel lokal dhe promovimin e iniciativave të gjelbra lidhur me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm që dalin nga rezoluta e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 25 janar 2018.














