Nënshkruhet marrëveshja për mbështetjen e fermerëve

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori i IADK-së, Zenel Bunjaku, kanë nënshkruar aneksin e parë të Marrëveshjes për Bashkëpunim, për bashkëfinancim të projekteve për vitin 2017. Të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetari i komunës, Faruk Mujka dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Nasuf Aliu
Kryetari Bahtiri me këtë rast ka falënderuar IADK-në dhe veçanërisht drejtorin Bunjaku për bashkëpunim të ndërsjellë dhe të frytshëm, falë të të cilit në bujqësinë e komunës janë realizuar një varg projektesh të rëndësishme, që kanë ndikuar në shtimin e interesimit të fermerëve për tu marrë me bujqësi.
Ndërkaq, për shpenzimet operacionale, po sipas përqindjes së lartpërmendur, do të sigurohen edhe 5.200 euro. Këtu bënë pjesë selektimi, këshillat, trajnimet, monitorimi etj.
.jpg.aspx?width=600&height=397)
Lexo edheShqiptarët nuk kanë ku të kthehen, i shitën banesat në veri














