BallinaRegjionaleNënshkruhet marrëveshja! Lajm shumë i mirë për fermerët e Skenderajt

Nënshkruhet marrëveshja! Lajm shumë i mirë për fermerët e Skenderajt

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, dhe drejtori i Shitjes i Kompanisë Shell Kosova, Hamdi Kelmendi, kanë nënshkruar sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit, ndërmjet Komunës dhe kompanisë në fjalë, për zbritje të çmimit të derivateve të naftës, për të gjithë fermerët e komunës sonë, për aktivitetet e tyre bujqësore, çka tregon përkushtimin e kryetarit Jashari, që bujqit tanë të ndihmohen në forma të ndryshme.

Kryetari Jashari, pas nënshkrimit të marrëveshjes, ka thënë se të gjithë fermerët që ndodhen në regjistrat zyrtar të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të përfitojnë çmim për 5 cent më lirë për litër, sesa çmimi i tregut.

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural do të dërgojë listën e fermerëve tek pika Shell Kosova në fshatin Klinë e Epërme, në mënyrë që të fillojë menjëherë zbatimi në praktikë i marrëveshjes së bashkëpunimit.

Drejtori për për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, z.Sokol Sallahu, ka thënë se të gjithë fermerët së shpejti do të njoftohen me detajet e nevojshme, për të aplikuar për mundësinë e lirimit në bazë të kësaj marrëveshjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz