Nënshkruhet marrëveshja, edhe ky klub i basketbollit do ta shfrytëzoj palestrën e Drenasit
03
Lexo edheFavorizimi me tenderë në Drenas, komuna jep sqarime për qytetarët
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Shqipe Zogu, të hënën ka nënshkruar marrëveshje për shfrytëzimin e palestrës së qytetit “Hysni Jetullahi” nga Klubi i Basketbollit “Fushë Kosova”.
Shfrytëzimi i palestrës “Hysni Jetullahi” nga Klubi i Basketbollit “Fushë Kosova” do të jetë me pagesë për periudhën një vjeçare me mundësi vazhdimi dhe do të shfrytëzohet nga ky Klub sipas orarit të caktuar për terminët e tyre të stërvitjeve dhe ndeshjeve.

Lexo edheFavorizimi me tenderë në Drenas, komuna jep sqarime për qytetarët