back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeNënshkruhet marrëveshja 2.5 milionë euro mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës së...

Nënshkruhet marrëveshja 2.5 milionë euro mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës së Fushë Kosovës për ndërtimin e QKMF-së

Të ngjajshme

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetarin e ri të Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës së Fushë Kosovës, për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKFM). QKMF e re do të kushtojë 2.5 milionë euro.

Me këtë rast, Kryeministri Kurti tha se ky është lajm i mirë jo vetëm për banorët e komunës, por gjithashtu edhe për mjekët specialistë, infermierët dhe stafin administrativ, që do të kenë kushtet e dinjitetshme të punës me rastin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore të kujdesit parësor.

“Gjatë mandatit tonë, ne e kemi pajisur kujdesin parësor me 40 autoambulanca dhe me 30 automjete gjithandej Kosovës për vizita shtëpiake, por në të njëjtën kohë edhe e kemi rritur buxhetin e barërave për kujdesin parësor, nga 11 milionë euro sa e kemi gjetur, në 24.5 milionë euro”, tha ai, duke shtuar se kjo është QKMF e gjashtë që po ndërtohet gjatë mandatit qeverisës, pas atyre në Drenas, Shtime, Istog dhe Ferizaj, që janë në proces të ndërtimit, dhe QKFM-së në Mamushë që është përuruar vitin e kaluar.

Ai shtoi se si Ministria e Shëndetësisë, kanë qenë të gatshëm që nga janari i këtij viti që ta bëjnë këtë marrëveshje, por ka hasur në mirëkuptim nga qeverisjes lokale. “Tash e kemi bashkëpunimin e garantuar dhe, natyrisht që do të vazhdojmë ta realizojmë konkretisht e praktikisht atë që Kryetari i Komunës, Valon Prebreza dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia porsa e nënshkruan si zotim të përbashkët ndërmjet Qeverisë së Republikës dhe Komunës së Fushë Kosovës”, vijoi kryeministri.

Kryeministri Kurti falënderoi Ministrinë e Shëndetësisë për bashkëpunimin e ngushtë me kryetarin e ri të komunës deri te finalizimi dhe nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz