back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeNënkryetari Sylaj bënë homazhe pranë lapidarit të martires Besmira Hajdari

Nënkryetari Sylaj bënë homazhe pranë lapidarit të martires Besmira Hajdari

Të ngjajshme

Devolli Group nderohet në Oxford me Çmimin prestigjioz “European Quality Award”

Devolli Group, një nga korporatat më të fuqishme dhe...

AGK thirrje VV-së dhe Osmanit: Sami Kurteshi të largohet nga KQZ

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar fuqishëm gjuhën...

Hoxhaj: Kosovës i duhet kthjellim politik në 2026, përndryshe rrezikon të humbasë edhe 10 vjet tjera

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka dhënë një paralajmërim...

Cilësi dhe çmim që ta qetëson shpirtin

Në një treg ku çmimet ndryshojnë çdo ditë, Petrol...

 

Nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj, me bashkëpunëtor ka bërë homazhe pranë lapidarit të ngritur në oborrin e shkolles fillore të mesme të ulët “Rilindja” në Dobroshec, me rastin e përvjetorit të martires së vrarë në luftë nga forcat pushtuese serbe Besmira Enver Hajdari.

Me këtë rast Nënkryetari Sylaj, në fjalimin e tij përmendi nxënës e mësimdhënës të cilët padrejtësisht u vranë gjatë luftës në Kosovë.Gjithashtu i shprehu ngushëllime familjes Hajdari nga Dobrosheci.

“Sot në përvjetorin e 19 të rënies së martires Besmira Hajdari, kemi ardhur këtu ta nderojmë atë dhe martirët e të gjitha moshave, emrat e të cilëve janë të skalitur në këtë përmendore në oborrin e kësaj shkolle. Si rezultat sakrificës të dëshmorëve e martirëve, ne sot jetojmë, punojmë e lëvizim të lirë në atdheun tonë. Të rënët e të gjitha moshave si dhe nxënësit dhe arsimtarët janë dëshmi se lufta e UÇK-së dhe bombardimet e NATO-s u bënë për t’i dhënë fund një pushtuesi e regjimi që nuk la mjet pa përdorur për ta zhdukur dhe larguar nga këto troje popullin shqiptar. Fitorja mbi Serbinë pushtuese u arrit, por ajo do të jetë e plotë kur Kosova të pranohet në OKB, aty ku meriton ta ketë vendin”, tha Nënkryetari Sylaj.

Ndërsa prej orës 16:00 në Teatrin Dodona në Prishtinë, do të promovohet shfaqja “Nata e fundit në Lugun e Beses”, ku mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit.

Fotografia e Komuna e Drenasit

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz