back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaRegjionaleNënkryetari Nura ka takuar drejtorët e shkollave të Skenderajt

Nënkryetari Nura ka takuar drejtorët e shkollave të Skenderajt

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura bashkë me drejtorin e DKA-së Bekim Latifi, ka takuar sot drejtorët e shkollave të Skenderajt, në një takim të përbashkët.

Qëllimi i takimit ishte rritja e efikasitetit të shkollave të Skenderajt në procesin edukativo arsimor, si dhe avancimi i mësimdhënies në shërbim të ngritjes së mëtutjshme të cilësisë në arsim.

Nënkryetari Nura, duke folur për punën e rëndësishme që bëhet në shkolla  ka kërkuar me ngulm nga drejtorët të përkushtohen edhe më shumë që të rrisin dispilinën në shkolla dhe të krijojnë kushte për mësimdhënie efektive. Ai më tej ka përmendur se shumica e objkteve shkollore janë të reja dhe i plotësojnë kushtet për mësimdhënie cilësore, faktor ky shumë i rëndësishëm për edukimin e fëmijëve. Më tej z. Nura ka kërkuar nga drejtorët që të kujdesën për etikën në shkolla dhe për bashkëpunimin me prindër, si hallka të rëndësishme për shkollim efektiv në kushtet e sotme.  Ai theksoi se arsimi dhe edukimi i fëmijëve është prioritet i Komunës së Skenderajt edhe në të ardhmen.

Ndërsa drejtori I DKA-së Bekim Latifi ka treguar disa prej rezualtateve inkuarjuese të shkollave të Skenderajt, si dhe për planet dhe sfidat e arsimit në të ardhmen. Ai i siguroj drejtorët se do ta kenë përkrahjen në punën e tyre të përditshme, në interest ë fëmijëve të Skenderajt.

Drejtorët e shkollave kanë dikutuar për disa nga specifikat e shkollave dhe premtuan angazhim maksimal në kryerjen e detyrave si udhëheqës të shkollave të Skenderaj.

Komuna e Skenderajt ka gjithsej 23 shkolla fillore 3 të mesme dhe 1 institucion parashkollor. Shumica e këtyre objekteve i plotësojnë kushtet për punë cilësore edukativo-arsimore. Në ndërtim e sipër në Skenderaj janë tri objekte shkollore, ndërsa objketi i institucionit parashkollor  dhe objekti  i shkollës së Makërmalit do të nisin së ndërtuari këtë vit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz