back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaInstantNënkryetari i VV-së: Kujtim Shala më tha se s’keni zgjidhje, do të...

Nënkryetari i VV-së: Kujtim Shala më tha se s’keni zgjidhje, do të na jepni dy pozitat kryesore

Të ngjajshme

KEK e konfirmon se njësia A3 është jashtë funksionit por thonë se nuk mund të mbesim në terr

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se aktualisht...

Rexhepi: BE konfirmon shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në Serbi

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës,...

Merz në Ukrainë: Jam skeptik ndaj disa detajeve që vijnë nga pala amerikane

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pati bisedime sot me kryeministrin...

Dogana konfiskon 153 artikuj medicionalë pa banderola në Ferizaj

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, kanë kryer kontroll...

Nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, në emisionin Pressing të Televizionit 7, ka thënë se zyrtari i lartë i LDK’së, Kujtim Shala, i ka thënë atij se nuk do të kenë zgjidhje tjetër, pos t’ia japin LDK’së edhe postin e Kryeparlamentarit edhe të Presidentit.

Bislimi thotë se një deklarim të anëtarit të kryesisë së LDK’së ka qenë një nga arsyet që kanë shtyrë VV’në që të propozojë Glauk Konjufcës për kryetar të Kuvendit më 26 dhjetor.

“Një deputet më ka thënë se nuk do të keni zgjedhje tjetër, pos të na jepni Kryeparlamentarin dhe Presidentin. E ka thënë Kujtim Shala. Do të thotë nuk është cfarëdo deputeti. Kjo na ka shtyrë të bëjmë propozimin e Glauk Konjufcës”, ka thënë Bislimi.

Ai tregon se Shala këtë nuk e ka thënë gjatë negociatave, megjithatë nënkryetari i VV’së thotë se në ditën e konsituimit nuk kishin opsion tjetër, pasi, sipas tij, nëse VV’ja do ta propozonte një anëtar të LDK’së, partia e Isa Mustafës nuk do ta votonte atë.

“Ne s’kishim opsione tjera, sepse po nëse do ta propozonim dikë të LDK’së, LDK’ja nuk do ta votonte”, është shprehur ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz