back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeNënkryetari i PDK'së thotë se Haradinaj e ka përmendur i pari pezullimin...

Nënkryetari i PDK’së thotë se Haradinaj e ka përmendur i pari pezullimin e taksës

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se për pezullimin e taksës, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka folur para PDK’së.

Krasniqi ka thënë se që nga propozimi për pezullimin e taksës prej 120 ditëve kanë kaluar 40 ditë dhe nëse vendimi ishte miratuar tashmë kishte kaluar gjysma e kohës.

“Kam mirëkuptim për përfaqësuesit amerikanë. Ka ardhur një propozim për pezullim të taksës prej 120 ditëve. Kanë kaluar 40 ditë nga ai propozim, dhe do të kishim kryer gjysmën e kësaj periudhe kohore kur pothuajse ishim dakorduar”, ka thënë Krasniqi në RTV Dukagjini.

Nënkryetari i PDK-së ka thënë se para PDK-së, vetë kryeministri Haradinaj ka përmendur pezullimin në një postim në Facebook.

“Fjalën pezullim pa e përmend na [PDK], e ka përmend Kryeministri në një postim në Facebook, ka një muaj e gjysmë kjo punë, por ai e ka përmend në një kontekst më ndryshe”, tha ai.

Krasniqi ka thënë se propozimi i PDK-së dhe Kadri Veselit, për pezullim të përkohshëm të taksës ka të bëj me kërkesat e Amerikës, përcjell Telegrafi.

“Propozimi i zotit Veseli ka qenë që të bëhet pezullim i taksës për shkak të kërkesave amerikane e jo për diçka tjetër, dhe për 120 ditë e me kushte të caktuara me arsye që t’i jepet mundësi dialogut”, tha Memli Krasniqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz