back to top
Wednesday, August 13, 2025
BallinaLajmeNënkryetari i Delvinës përfundon në spital pasi u përball me zjarret

Nënkryetari i Delvinës përfundon në spital pasi u përball me zjarret

Të ngjajshme

NLB Banka zyrtarizon vazhdimin e partneritetit me FC Prishtina

Me shumë entuziazëm dhe krenari, NLB Banka zyrtarizoi sot...

Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë

Kancelari i Austrisë, Christian Stocker, tha se sipas këndvështrimit...

‘Ka shpresë se diçka po lëviz’, thotë Merz pas telefonatës me Trumpin

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se armëpushimi në Ukrainë...

Nënkryetari i Bashkisë së Delvinës, Filip Xuxi ka përfunduar në spital këtë të mërkurë, më 13 gusht, pas përballjes së tij me zjarret që kanë përfshirë zonën.

Në pamjet që kanë qarkulluar në rrjet, nënkryetari i bashkisë shihet i ulur në një karrige në rrota ndërsa po e transportojnë për në spitalin e qytetit.

Në një tjetër foto, ai shihet duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, pas asfiksisë së pësuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 janë ende aktive. Mirëpo situata më e vështirë është në fshatin Nartë të Gramshit si dhe në Delvinë, ku janë lëshuar disa urdhra evakuimi për banorët.

Në Delvinë, fshati Kasapaj, aty ku ishte edhe nënkryetari Xuxi, po përballet me flakë masive të cilat kanë përfshirë shtëpitë, duke rrezikuar edhe jetën e banorëve.

Disa urdhra evakuimi janë nxjerrë sot nga Ministria e Mbrojtjes, por shumë prej tyre nuk kanë pranuar t’i lënë banesat e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit