Aktiviteti për ditët e rinisë së Drenasit kanë filluar në sheshin e “Fehmi Lladrovci” në Drenas, me aktivitetin Lexo n’Shesh.
Drenica Press mëson se pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe nënkryetari i Drenasit, Gani Syla me bashkëpunëtorë komunal.
Në këtë aktivitet, të rinjtë e Drenasit patën mundësinë të bëjnë një foto dhe ta dërgojnë në faqen e KVRL-së, ndërkaq autori i fotos që merr më së shumti pëlqime do të marrë dhuratë nga KVRL, një çantë me elemente shkollore. /Drenica Press/