Nëna heroinë: E ka mbajtur foshnjën deri në fund të shtatzënisë për t’ia dhuruar organet

Kur ka qenë shtatzënë, Crista Davis dhe bashkëshorti i saj Derek, kuptuan lajmin shokues në lidhje me foshnjen e tyre, transmeton Gazeta Metro.
Vajza e tyre e palindur ishte diagnosifikuar me anencefalia. Sëmundje kjo e cila është shumë e rëndë ku si pasoj e kësaj fetusit i mungon një pjesë e trurit.
Në këtë rast, foshja e çiftit e ka pasur shumë pak të zhvilluar trurin, kështu që mjekët iu ofruan dy opsione. Crista ka mundur të lind foshnjen dhe pas lindjes të i dhuroj organet tjera që i ka pasur shumë të shëndosha ose në të kundërtën të abortoj.
“Nëse unë nuk mund ta marr fëmijën në shtëpi, vendosa që të i jap mundësi të tjerëve ta bëjnë këtë”, ka thënë Davis për Channel 9.
Ajo e ka mabjtur fëmijën edhe pesë muaj pasi që i është diagnostifikuar, ku i ka dhënë mundësi që organet të rriten deri në fund.

Lexo edheKëto fruta nuk kanë pikë vlere nëse i qëroni
Sipas mjekëve, foshja e lindur do të mund të jetoj vetën gjysmë ore pas lindjes, por fati i saj ndodhi ndryshe dhe vajsa jetoi plotë një javë.
“Nuk mund të ua përshkruaj se si është ajo ndjenjë e çuditshme. E mendon që do të jesh me të vetën gjysmë ore dhe je më të një javë të plotë. Nuk do ta zëvendësoja atë ndjenjë me asgjë në botë”, ka shkruar ajo në Facebook.
A vogla ishte operuar dhe si munges e oksigjenit asaj i shpëtuan vetëm disa organe.
“Ata thanë se valvulat e zemrës do t’i përdorin për të shpëtuar dy foshnje të tjera, dhe mushkëritë për hulumtime në anencefali”, shtoi Crista, e cila është e lumtur, përkundër dhimbjes, se një nënë tjetër do të mbaj në duar foshjen e vet./gazetametro.net














