Ethet e bukura të fitores së Kosovës ndaj Republikës së Çekisë ende nuk kanë kaluar.
‘Dardanët’ ishin mjaftë të gëzuar me fitoren e arritur dje (7 shtator) në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Por, këtë fitore të Përfaqësueses tonë e shijuan më shumë familja e Mërgim Vojvodës që shënoi golin e dytë dhe të fitores për ne.
Familja e mbrojtësit shqiptar që jeton në Belgjikë, mirëpo me vendlindje janë nga Llausha e Skenderajt, janë shprehur shumë të lumtur.
“U ndiva mirë sepse i gjithë publiku ishte ndier mirë në momentet e golit. Unë e kam djalë, por ai së pari po bën për Kosovën dhe në fund për vetën”, ka thënë Hamdi Vojvoda, babai i lojtarit të Kosovës në një intervistë për RTK-në.
















