Nëna e braktis foshnjën dyditëshe në mes të rrugës (Foto/Video)

Policia është vënë në kërkim të një gruaje të re, e cila është filmuar nga kamerat duke braktisur foshnjën e porsalindur të cilën e fut nën një veturë.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin, kur një nënë e re braktis vajzën e saj dyditëshe, të cilën e kishte mbështjellë me batanije dhe që e fut nën një veturë të parkuar në qytetin Batman në pjesë juglindore të Turqisë.
Në video mund të shihet se si kjo nënë e re qëndron për disa sekonda në rrugë, derisa kalimtarët e rastit të kalojnë dhe ta lë foshnjën midis rruge.
Por është interesant fakti se si kjo grua e pashpirt largohet nga vendi i ngjarjes thuajse nuk ka ndodhur asgjë, pa ndjerë pendesë as edhe për një sekondë.

Lexo edheProdhimet serbe, ende më të importuarat
Por për fat të mirë, foshnja fillon të qajë dhe atë e gjen një burrë me emrin Ahmet Tas, i cili menjëherë e merr dhe ia dorëzon policisë.














