BallinaLajmeNën kërcënimin e armës tenton të futet në gjinekologji, arrestohet i dyshuari

Nën kërcënimin e armës tenton të futet në gjinekologji, arrestohet i dyshuari

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Një person është arrestuar të dielën mbrëma në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi i njëjti nën kërcënimin e armës ka tentuar të futet në repartin e gjinekologjisë.

Rastin e ka raportuar punëtori i sigurimit ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes është paraqitur Policia.

“Ankuesi, punëtor i sigurimit, mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se derisa ishte në vendin e tij të punës një person mashkull K/Shqiptar, me dhunë duke ekspozuar edhe një armë zjarri ka dashur të hyjë në repartin e gjinekologjisë”, thuhet në raportin e Policisë, transmeton Indeksonline.

Patrulla policore ka identifikuar dhe ka lokalizuar të dyshuarin ku në automjetin e tij ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë me gaz, me një karikator pa fishekë kal.9mm.

I dyshuari pas arrestimit dhe intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes ndërsa hetimet përkitazi me rastin ende janë duke vazhduar./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz