Nelson Hysa: Koha ime po vjen, dua ta sjell titullin e botës në Shqipëri!
dp

Lexo edheLaporta: Real Madridi ka humbur besueshmërinë

Boksieri shqiptar, Nelson Hysa, ka bërë një deklaratë motivuese në prag të meçit të tij të radhës, duke shprehur ambicien për të shkruar historinë e boksit shqiptar.
Hysa ka bërë të ditur se më 28 nëntor, në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, do të ngjitet në ring për të përfaqësuar vendin dhe popullin e tij, shkruan Indeksonline
“Koha ime po vjen! Në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, do të ngjitem në ring për vendin dhe popullin tim. Ëndrra ime është ta sjell titullin e kampionit të botës në peshat e rënda në vendin tim dhe ta shkruaj emrin tim në histori”, ka shkruar Hysa.
Me këtë mesazh, boksieri shqiptar ka shprehur vendosmërinë për të arritur majat e boksit botëror dhe për t’i dhuruar një tjetër moment krenarie Shqipërisë.

Lexo edheLaporta: Real Madridi ka humbur besueshmërinë
Meçi do të zhvillohet në Merkur Spiel-Arena, në Dyseldorf të Gjermanisë, ndërsa transmetimi do të bëhet nga DAZN./Indeksonline/