Në Zvicër nis praktika 4 ditë pune në javë

Ideja e shkurtimit të javës së punës është diskutuar për një kohë në Zvicër dhe ndonëse disa grupe po e shtyjnë atë, ajo nuk është as afër zbatimit në shkallë të gjerë, përfshirë të gjitha kompanitë e Zvicrës.
Tani, megjithatë, një kompani me bazë në kantonin e Lucernit po hedh hapat e parë në këtë drejtim.
Për më shumë se 500 punonjësit e Remimag, i cili operon në sektorin e gastronomisë, java e punës tani do të jetë katër ditë, megjithëse punëtorët do të duhet të kalojnë të njëjtin numër orësh si më parë, informon albinfo.ch.

Lexo edheEdhe një vend konfirmon rastin e parë të lisë së majmunit
Ky hap pionier ndodhi për një arsye të mirë.
“Kemi pasur vështirësi në rekrutimin e stafit, njëlloj si i gjithë sektori i gastronomisë. Java katërditore na bën më tërheqës për brezin e ri”, tha Bastian Eltschinger, bashkëdrejtor i kompanisë.














