BallinaRegjionaleNë Vushtrri arrestohen dy persona të dyshuar për disa vepra penale

Në Vushtrri arrestohen dy persona të dyshuar për disa vepra penale

Të ngjajshme

Britania mbështet armëpushimin, Starmer: Ta kthejmë në paqe afatgjatë

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka deklaruar se Mbretëria e...

Yjet e serialit të famshëm u mblodhën për premierën e sezonit të ri

Yjet e “Euphoria”, Zendaya dhe Sydney Sweeney, tërhoqën vëmendjen...

E FUNDIT: Ky është vendimi i Trumpit për Iranin

Në një deklaratë të publikuar në platformën Truth Social,...

Irani hap Ngushticën e Hormuzit, nisin lëvizjet e para të transportit detar

Kur kanë kaluar disa orë nga marrëveshja SHBA-Iran për...

Hetuesit policorë në kuadër të stacionit policor Vushtrri, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për përfshirje në  dhjetë (10) raste të ndryshme të veprave panele, ‘vjedhje’, raste këto të  raportuara  muaj më  parë në zonën e  përgjegjësisë së stacionit policor Vushtrri.

Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara,  me datën 30 tetor  2018, në dy lokacione të ndryshme një në Vushtrri dhe lokacioni tjetër në Rahovec, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy  të dyshuarit: M.D., 56 vjeç,  dhe K.Th., 26  vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës.

Dy të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ku kanë pranuar se kanë kryer veprat penale të vjedhjeve.

Në cilësi të provave materiale nga të dyshuarit janë sekuestruar, tri biçikleta.

Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit  të dyshuarve M.D., 56 vjeç  dhe K.Th., 26  vjeç, ju është caktuar masa e ndalimit policor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz