BallinaSportNë Vrellë të Istogut investohen 350 mijë euro për ndërtimin e Sallës...

Në Vrellë të Istogut investohen 350 mijë euro për ndërtimin e Sallës së Sportit

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...
Në kuadër të investimeve në fushën e sportit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Komunën e Istogut, me qëllim të realizimit të projektit kapital në vlerë prej 350 mijë euro për “Ndërtimine Sallës së Sportit në Vrellë”. Ky projekt pritet të realizohet gjatë viteve 2017/18.

Ministri Kujtim Shala, tha se kjo përkrahje financiare për realizimin e këtij projekti bëhet me qëllim të përmbushjes së politikave të planifikuara të MKRS-së në fushën e sportit, ku hyn edhe përmirësimi i infrastrukturës, i cili është edhe një prej objektivave të Qeverisë së Kosovës. Ai po ashtu tha se realizimi i këtij projekti do të shërbejë në të mirë të qytetarëve të Istogut me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe plotësimit të kushteve për realizimin e aktiviteteve sportive.

Ndërkaq, kryetari i Istogut Haki Rugova, shprehu falënderimin për Ministrin Shala dhe MKRS-në për përkrahjen e dhënë për Istogun.Ai tha se ndërtimi i Sallës së Sportit në Vrellë është shumë i dobishëm për banorët e sportistët e tërë Komunës së Istogut sepse atyre do t’u mundësohet të kenë hapësirat e nevojshme moderne për të kryer aktivitetet sportive.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz