back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeNë vendin ku u gjet viktima e karbonizuar nga Mitrovica, ka akoma...

Në vendin ku u gjet viktima e karbonizuar nga Mitrovica, ka akoma kocka

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Në vendin ku një burrë u shkrumbua brenda makinës, ka ende mbetje kockash. Gazetari i ABC News, i cili filmoi orëve të para të kësaj të diele tregon se mes blozës dalloi dhe copëza eshtrash të njeriut të djegur.

Ekspertët duket se kanë realizuar një këqyrje të dobët të vendit të ngjarjes, i cili një ditë më pas duhet të ishte pastruar plotësisht.

Siç shikoni dhe nga pamjet, aty në Derven, ku të shtunën u gjet makina e djegur e brenda saj një burrë i karbonizuar, shumë detaje janë lënë pas. Makina është larguar nga policia dhe grupi hetimor po merret me identifikimin e viktimës. Paraprakisht dyshohet të jetë shtetasi Xhavit Osmanit nga Pestova e Vushtrrisë.

Zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti u ka thënë mediave vendase se më 4 maj, familjarët e kanë raportuar si të zhdukur një person me identitetin e njëjtë me trupin e pajetë që u gjend dje në Fushë-Krujë. Kurse burime të policisë shqiptare treguan se Xhavit Osmani, 60 vjeç, disa ditë më parë ka hyrë bashkë me mjetin e tij nga Morina.

Ka dyshime që burri mund të jetë ekzekutuar më parë dhe më pas makina bashkë me trupin e tij u dërguan në vendin ku dhe i është vënë flaka. Gjasat janë për një hakmarrje nga ish-miqtë e kosovarit në Fushë-Krujë.

Një zyrtar i policisë i tha ABC News, që vendasit e njihnin Osmanin si pronar të një lokali me muzikë, në të cilin punojnë dhe vajza nga zona, ku u gjet makina e djegur. Kështu të paktën e njohin kosovarin në Fushë Krujë. Megjithatë pritet ADN dhe ballafaqimi me familjarët për të saktësuar zyrtarisht nëse viktima është Xhavit Osmani, apo jo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz