back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeNë vend të vizave, BE cakton tiketën 7 euroshe për Ballkanin

Në vend të vizave, BE cakton tiketën 7 euroshe për Ballkanin

Të ngjajshme

Nis hetimi i dy vdekjeve në Pejë

Policia ka nisur hetimin e dy rasteve të ndryshme...

I mituri kapet në ngasje të veturës, policia në Obiliq i gjobit babain

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot nga njësitet...

Rikthehet Liga e Kampionëve, këto janë ndeshjet e para që do të zhvillohen

Sonte rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, ku pritet...

Shaqir Totaj me thirrje për vullnetarët, lanson faqen për regjistrimin e qytetarëve

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar rëndësinë e...

Duke filluar nga viti 2021, qytetarët e shteteve që nuk janë pjesë e zonës Schengen, duke përfshirë Ballkanin, do të duhet të aplikojnë përmes internetit për të marrë leje për udhëtim në këtë zonë. Ky aplikim do të kushtojë 7 euro.

Ambasadorët e vendeve anëtare në BE miratuan këtë propozim të mërkurën që quhet ETIAS, e që do të hyjë në fuqi sapo të përfundojnë edhe disa detaje.

ETIAS, që është menduar për të shtuar sigurinë e kufijve, do t’i kushtëzojë qytetarët që duan të vizitojnë BE’në me aplikim online, i cili do të shërbejë që udhëtari të verifikohet nga agjencitë e sigurisë, duke përfshirë Interpolin. Një aplikim i tillë do të ketë vlefshmëri tre vjeçare.

“Me këtë sistem, do të mund të ndalojmë më shpejt ata që përbëjnë kërcënim për ne”, ka thënë Valentin Radev, ministër i Brendshëm i Bullgarisë, shtet që mban presidencën e BE’së.

Brenda 4 ditësh aplikantët do të marrin përgjigje dhe nëse shihen si kërcënim për sigurinë nuk do t’u lejohet hyrja në Schengen. Ky sistem do të hyjë në fuqi më 2021 dhe do të vlejë edhe për britanikët, amerikanët dhe të gjitha vendet tjera që nuk janë pjesë e Unionit Europian.

Logjikisht, kjo do të thotë që këtë sistem me aplikim që kushton 7 euro do të detyrohen ta paguajnë edhe gjashtë vendet e Ballkanit që nuk janë pjesë e BE’së, duke përfshirë Kosovën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz