back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeNë vend se të bëhej dhëndër, familja sot varros 22-vjeçarin nga Malisheva

Në vend se të bëhej dhëndër, familja sot varros 22-vjeçarin nga Malisheva

Të ngjajshme

Shembja e murit detyron evakuimin e familjeve në Han të Elezit

Një incident serioz ka ndodhur mbrëmjen e së premtës...

I mituri theri me thikë bashkëmoshatarin në Prishtinë

Një i mitur është kapur nga policia nën dyshimet...

Vetura godet 7-vjeçaren në Podujevë, dërgohet në QKUK

Në fshatin Surkish të Podujevës ka ndodhur një aksident...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

Në orën 16:00 të pasdites së sotme do të varroset trupi i 22-vjecarit, Rilind Hoxha, i cili vdiq nga plumbat që i mori derisa po kryhej një grabitje në një kafiteri në periferi të Shkupit, ku ai po pinte kafe në pasditen e së shtunës së kaluar. Varrimi i tij, do të bëhet në fshatin Bellanicë të Malishevës.

Gentiana HASANI

Kishte pak ditë që kishte ardhur nga Gjermania për pushime në Kosovë. Por, dimri i këtij viti doli të jetë i fundit për të. Rilind Hoxha nga fshati Bellanicë i Malishevës ia pa sherrin një kafeje të cilën ishte ndalur për ta pirë në Maqedoninë e Veriut. Ishte nisur për në Shkup me tre shokë të tij, mirëpo gjatë një grabitjeje e cila ndodhi në një kazino në Shkup ai u përfshi nga plumbat që disa persona të maskuar kishin gjuajtur në drejtim të personave që po qëndronin ulur në ambientet e kafiterisë.

Familjarët e 22-vjecarit të ndjerë për Express kanë treguar se i biri i tyre kishte shkuar në Shkup veç për vizitë. Sipas tyre ai nuk kishte luajtur kazino apo ndonjë gjë të ngjashme.

“Veç ka qenë duke pi kafe. U përfshi në plumba. Nuk kanë ditë gjë. Ai ka ardhë në Kosovë për pushime. Bile edhe disa muaj kemi pas me e martua”, ka deklaruar një i afërm i viktimës për Express.

Por trupi i pa jetë i Rilindit do të varroset sot pasdite në ora 16:00 në varrezat e fshatit Bellanicë të Malishevës.

Ai kishte qenë i fejuar dhe në verën e këtij viti kishte planifikuar që të martohej.

Të Fundit

Sport

ShowBiz