back to top
Thursday, March 5, 2026
BallinaLajmeNë takimin e dytë brenda ditës, Osmani dhe Prattipati flasin për situatën...

Në takimin e dytë brenda ditës, Osmani dhe Prattipati flasin për situatën politike

Të ngjajshme

Dramë: Mbyllet seanca për mungesë të kuorumit, tjetra thirret në ora 22:00

Seanca për votimin e amendamenteve për ndryshimin kushtetues të...

Çiftet më të dashura televizive sipas shikuesve

Nga romancat e ngadalta që zhvillohen në zyrë e...

Zemaj tenton t’i relaksojë deputetët me ironi: Amendamentet e viti 1912

Deputeti i LDK-së ka ironizuar me situatën me amendamentet...

Bahtiri: Vendi nuk do të shkojë në zgjedhje, qytetarët duhet ta zgjedhin presidentin

Deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka reaguar përmes...

Hamza: PDK-ja pro që presidenti të zgjidhet nga populli, por kjo do trajtim serioz

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në seancën e thirrur...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar të enjten një tjetër takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Sipas njoftimit nga Presidenca, gjatë takimit janë trajtuar zhvillimet aktuale në vend dhe tema të tjera me interes të përbashkët, transmeton lajmi.net.

“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë te rëndësia e përmbylljes së proceseve kushtetuese në përputhje të plotë me Kushtetutën”, thuhet në komunikatë.

Presidentja Osmani ka ritheksuar gjithashtu rëndësinë e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit, ajo ka theksuar se partneriteti me SHBA-në mbetet jetik për Kosovën.

“Presidentja Osmani gjithashtu ripotencoi se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet jetik dhe i pazëvendësueshëm për Republikën e Kosovës”, thuhet më tej në njoftim.

Ky është takimi i dytë gjatë ditës së sotme mes Osmanit dhe Prattipatit.

Komunikata e plotë: 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati, gjatë të cilit u trajtuan zhvillimet aktuale në vend dhe tema të tjera me interes të përbashkët.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë te rëndësia e përmbylljes së proceseve kushtetuese në përputhje të plotë me kushtetutën.

Presidentja Osmani gjithashtu ripotencoi se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet jetik dhe i pazëvendësueshëm për Republikën e Kosovës./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz