BallinaLajmeNë takim me komandantin e FSK-së, Kurti: Ushtria jonë e re, shtylla...

Në takim me komandantin e FSK-së, Kurti: Ushtria jonë e re, shtylla mbi të cilën mbështetet Republika jonë

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij Komandantin e sapoemëruar të Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Bashkim Jashari.

Në këtë takim të parë në kapacitetin e ri të gjeneralmajor Bashkim Jasharit, kryeministri e uroi edhe një herë për detyrën e tij të re dhe i dëshiroi suksese të njëpasnjëshme.

“Si pasardhës i familjes së lavdishme Jashari, më së miri e kuptoni se ushtria jonë e re, që është vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është shtylla mbi të cilën mbështetet Republika jonë”, u shpreh kryeministri.

Me Komandantin e FSK-së Jashari, kryeministri Kurti bisedoi për rëndësinë e ngritjes së kapaciteteve dhe modernizimit të FSK-së dhe mbështetjen që FSK ka nga Qeveria e Republikës së Kosovës në arritjen e këtyre synimeve.

Komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari e falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen e sotme e edhe më shumë për besimin e tij.

Ai e siguroi kryeministrin se do të angazhohet maksimalisht për të plotësuar objektivat e përbashkëta, për ta bërë FSK-në forcë moderne që është e gatshme për të mbrojtur vendin edhe për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz