Në Spitalin e Pejës 37 pacientë me COVID-19, prej tyre 25 në oksigjeno-terapi
03

Lexo edheRexhep Selimi: Do të flas nga Haga, më shkon zëri më mirë nga atje

Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 37 pacientë me coronavirus, ndërsa prej tyre janë 25 në oksigjeno-terapi e gjashtë në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 215 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Janë lindur 5 foshnje, 4 të gjithë të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.
301 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3279 analiza, ndërsa janë kryer 14 operacione.

Lexo edheRexhep Selimi: Do të flas nga Haga, më shkon zëri më mirë nga atje
117 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë 69 Rëntgena, 31 EHO dhe 17 CT-ja. /Telegrafi/