back to top
Monday, March 2, 2026
BallinaLajmeNë Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtësisë’

Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtësisë’

Të ngjajshme

Presidentja e Kosovës e pret në takim kryeparlamentarin shqiptar, Niko Peleshi

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim kryetarin...

Nuk e shikonin siç duhet ndeshjen, kështu i larguan pengesat tifozët e Brondbys

Dje u zhvillua derbi në Danimarkë mes Midtjyllandit dhe...

Policia në Pejë për një javë sekuestroi disa armë dhe municion

Policia në Pejë, gjatë javës së kaluar ka konsideruar...

Parodia e drejtësisë në Hagë

Është thellësisht e pabesueshme që NATO do të ndërhynte...

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët” për administrimin e drejtësisë, ku pritet që ekipet e mbrojtjes të fillojnë pyetjet e tyre për Dëshmitarin 7.

Në javën e kaluar, ZPS-ja lexoi një përmbledhje të akuzave dhe, pas kësaj, secili prej pesë të akuzuarve konfirmoi vetëdeklarimin si i pafajshëm. Më pas, ZPS-ja filloi me deklaratën hyrëse.

Pas përfundimit të deklaratës hyrëse të ZPS-së, mbrojtja e Bashkim Smakajt paraqiti dhe përfundoi deklaratën e saj hyrëse. Mbrojtja e Kilajt më pas filloi paraqitjen e deklaratës hyrëse.

Pas përfundimit të deklaratave hyrëse nga ZPS-ja dhe ekipet e mbrojtjes së Smakajt dhe Kilajt, ZPS-ja thirri dëshmitarin e parë, i cili dha dëshminë nën masa mbrojtëse si Dëshmitari 7.

Ndryshe, pas konfirmimit të aktakuzës kundër pesë të akuzuarve, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u arrestuan nga ZPS-ja më 5 dhjetor dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë më 6 dhjetor 2024.

Hashim Thaçi iu dorëzua fletarrestimi në objektin e paraburgimit të DHSK-së më 5 dhjetor, ndërsa Hajredin Kuçi iu dorëzua fletëthirrja për paraqitjen e parë. Në paraqitjen e tyre të parë më 8 dhjetor 2023, Thaçi dhe Smakaj nuk u deklaruan në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, ndërsa Fazliu u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Një ditë më vonë, më 9 dhjetor, Kuçi dhe Kilaj u vetëdeklaruan të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Pasi Thaçi dhe Smakaj vendosën të mos deklarohen lidhur me fajësinë gjatë seancës së 17 dhjetorit 2024, gjykatësja e procedurës paraprake kërkoi që ata të deklarohen me shkrim deri më 7 janar 2025.

Më 6 janar 2025, Thaçi dorëzoi njoftimin përmes të cilit u vetëdeklarua i pafajshëm. Vetëdeklarimi i pafajësisë së Bashkim Smakajt u dorëzua më 3 janar dhe u bë publik më 14 janar 2025.

Më 11 nëntor 2025, gjykatësja e procedurës paraprake njoftoi kryetaren se dosja e çështjes do të ishte gati për t’iu kaluar një trupi gjykues më 12 nëntor 2025. Rrjedhimisht, kryetarja e DHSK-së caktoi gjykatësin e vetëm për gjykimin e kësaj çështjeje. Më 12 nëntor 2025, gjykatësja e procedurës paraprake ia kaloi dosjen e çështjes gjykatësit të vetëm. Konferenca për përgatitjen e gjykimit u mbajt më 28 nëntor 2025, ndërsa gjykimi filloi më 27 shkurt 2026.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz