back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaRegjionaleDrenasNë sheshin e Drenasit po lansohet kampanja N’vend t’Vet

Në sheshin e Drenasit po lansohet kampanja N’vend t’Vet

Të ngjajshme

Haliti: Kurti dështon për shkak se dëshiron të jetë “violina e parë” në çdo qeveri

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti,...

Netanyahu urdhëron “sulme të fuqishme” mbi Gazë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur të...

Në kuadër të projektit “Ecofriend- Riorganizimi i shërbimeve komunale”, projekt ky i cili financohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, në bashkëpunim me Komunën e Drenasit dhe e implementuar prej organizatës joqeveritare Green Art Center-Prishtina (GAC), sot në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas është duke u bë lancimi i kampanjës “N’vend t”Vet”, transmeton drenicapress.info

Mësohet se ky projekt ka të bëj me grumbullimin e mbeturinave dhe pilotimin e ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në zonën qendër të qytetit. Projekt i ngjashëm, në bashkëpunim të ngushtë me organizatën qeveritare Giz German, është duke u implementuar edhe në gjashtë komuna në Kosovë me qëllim të përbashkët të krijimit të kushteve për trajtim të mbeturinave komunale dhe nisjen e praktikimit të skemave për riciklim të mbetjeve,nën sloganin “N’vend t’vet”.

Qëllimi i projektit gjithëpërfshirës mjedisor do të bazohet në:

  • Rritje të vetëdijes qytetare për kujdesin ndaj mjedisit jetik;
  • Reduktimin e sasisë totale të mbeturinave nëpërmjet stimulimit të ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim;
  • Krijimin e vendeve të reja të punës përmes organizimit të procesit të ndarjes në burim dhe grumbullimit të mbeturinave të riciklueshme;
  • Krijimin e një modeli të zbatueshëm mbi ndarjen e mbeturinave të riciklueshme në burim për t’u përhapur në të gjithë territorin e Kosovës.
  • Përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët në krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore dhe mjedisore në vend;

Ky projekt është i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, meqë do të sjellë zhvillime në fushën e menaxhimit të mbeturinave në shtatë komuna në Kosovë, duke synuar implementim adekuat të legjislacionit mjedisor në Kosovë. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz